Connect with us

Sport

ZYRTARE: Valencia – Atalanta luhet pa tifozë

Publikuar

Kishte raportime sot se Valencia do t’i lejonte tifozët që kanë blerë bileta për takimin e 10 marsit.

Sidoqoftë, Ministrja Rajonale e Shëndetit Publik Ana Barceló këmbënguli që kjo do të ishte e pranueshme, përcjell lajmi.net.

“Vendimi për të luajtur pas dyerve të mbyllura në Mestalla është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Nuk është çështje e kontrollit të atyre që hyjnë në stadium. Është një çështje e shëndetit publik që vlen për të gjithë”.

Ekipi i basketbollit i Valencia është urdhëruar gjithashtu të luajë kundër Armani Milano pas dyerve të mbyllura. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK