Connect with us

Sport

ZYRTARE: UEFA me komunikatë zyrtare për Coronavirus – këto ndeshje luhen pa tifozë

Publikuar

Me shumë vende që po përballen me Coronavirusin dhe ndalimin e përhapjes së tij, UEFA ka parë të arsyeshme të dalë me një komunikatë zyrtare.

Së fundmi UEFA ka njoftuar se ndeshja mes Olympiacos dhe Wolverhampton (e enjte) do të luhet pa praninë e tifozëve, transmeton lajmi.net.

Shkaku i mbylljes së dyerve të stadiumit do të jetë pikërisht Coronavirusi, saktësisht, kjo do të jetë masë ndalimi për përhapjen e këtij virusi.

Më herët është vendosur që edhe ndeshja PSG  – Dortmund të luhet pa tifozë (Liga e Kampionëve).

Ndeshja mes Sevilla dhe Romës gjithashtu pritet të luhet pa tifozë, pas kërkesës së policisë spanjolle për këtë gjë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK