Connect with us

Sport

ZYRTARE: Skuadra e Washington Wizards në karantinë

Publikuar

Liga më e fortë e basketbollit në botë është suspenduar, si dhe një lojtar i Utah Jazz (Rudy Gobert) është infektuar me Covid-19.

Pas këtyre ngjarjeve ka reguar edhe klubi i Washington Wizards, duke dërguar gjithë skuadrën në karantinë.

“Nën urdhrat e stafit mjekësor, Washington Wizards kanë këshilluar lojtarët, trajnerët dhe personelin që të shkojnë në vet-izolim për tri apo katër ditët e ardhshme” thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

“Lojtarët, trajnerët dhe stafi që shfaqin simptoma do të testohen për Covid-19” thuhet tutje.

“Wizards dhe Monumental Sports do të vazhdojnë të monitorojnë situatën, duke tentuar të sigurojnë shëndetin e stafit, tifozëve,punëtorëve dhe lojtarëve”.

Jo vetëm NBA, por  gjitha bota e sportit është në kaos total, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK