Sport
ZYRTARE: Shtyhet meçi Fury – Wilder, kjo është data e re

Bashkëpunëtori i Fury tha dje se nuk ka asnjë shans që britaniku dhe Wilder të luftojnë në korrik dhe lufta mund të zhvillohet në fillim të tetorit për shkak të pandemisë koronavirus.
Dhe tashmë është konfirmuar se trilogjia mes dyshes do të zhvillohet më 3 tetor në Las Vegas, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se Wilder aktivizoi klauzolën e një meçi të tretë, pasi muajin e kaluar humbi rripin e tij WBC, pikërisht në Las Vegas.
Ndeshja e parë mes dyshes, e zhvilluar vitin e kaluar, përfundoi baras. /Lajmi.net/






















