Sport
ZYRTARE: Premierliga vendos për ndeshjet e fundjavës

Kampionati anglez do të vazhdojë të luhet siç është planifikuar.
Përmes një njoftimi, faqja zyrtare e Premierligës ka bërë të ditur se ndeshjet e fundjavës do të zhvillohen siç janë planifikuar.
Premierliga është kampionati i vetëm që vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet normalisht.
La Liga, Serie A dhe Bundesliga, tashmë kanë pezulluar kampionatet./Lajmi.net/






















