Connect with us

Sport

ZYRTARE: Maqedonia i drejtohet UEFA-s, kërkon shtyrjen e ndeshjes kundër Kosovës

Publikuar

Kjo federatë përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot (e mërkurë) edhe zyrtarisht i janë drejtuar UEFA-s, për të shtyrë ndeshjen kundër Kombëtares së Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut  sot i ka shkruar UEFA-s duke kërkur shtyrjen e ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e paraparë të luhet më 26 mars në Todor Proeski në Shkup”, nis njoftimi i FFM

“Në një letër drejtuar Shtepisë më të madhe të Futbollit Evropian, përveç problemit me tifozët (që janë ndaluar nga Qeveria e Maqedonisë), FM ka theksuar edhe problemin me ardhjen e lojtarëve të kombëtares nga zonat e izoluara, që kanë shfaqur prani të virusit COVID-19”.

Kujtojmë se Kombëtarja e Maqedonisë ka tre lojtarë në zonat e prekura me koronavirus në Itali, ndërsa Kosova dy, Amir Rrahmanin dhe Samir Ujkanin./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK