Sport
ZYRTARE: Lojërat Olimpike nisin më 23 korrik 2021

Organizatorët e Lojërave dhe IOC kanë vendosur 23 korrikun 2021, si datën për fillimin e Olimpiadës, e cila pritet të përfundojë më 8 gusht, përcjell lajmi.net.
Olimpiada, e cila pritej të zhvillohej në 24 korrik të këtij viti, u shty për rreth një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Lojërat Olimpike të fundit u zhvilluan për një periudhë 17 ditë.
Ndërkohë, Lojërat Paraolimpike do të zhvillohen nga 24 gushti deri më 5 shtator 2021. /Lajmi.net/





















