Sport
ZYRTARE: Komiteti Olimpik i Italisë suspendon të gjitha sportet

Italia nuk do të ketë aktivitete sportive, të paktën deri më 3 prill, transmeton lajmi.net.
Në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së Coronavirusit, në Itali janë ndaluar të gjitha evenimentet sportive.
Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik i Italisë.
Më herët masa kishte marrë edhe Serie A, duke anuluar xhiro të caktuara, por kampionati rifilloi këtë fundjavë.
Tashmë, me vendimin e ri, gjithçka do të jetë në bllokadë. /Lajmi.net/






















