Connect with us

Kosovë

Zyrtare: Edhe BE-ja i kthen shpinën Kurtit, kërkon urgjentisht heqjen e plotë të tarifës (Letra)

Publikuar

më

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, i ka kthyer letrën kryeministrit Kurti, por kjo letër nuk do t’i pëlqejë aspak atij.

Borrell i ka kthyer shpinën Qeverisë Kurti duke i kërkuar me urgjencë heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave të importuara nga Serbia – në mënyrë që të hapet përfundimisht dialogu, përcjell Periskopi.

Kurti kishte shpresuar që të paktën do të kishte mbështetje nga Bashkimi Evropian për vendimin e tij për heqje graduale të taksës e cila u përkrah fillimisht.

Më poshtë e keni letrën e plotë të tij.

Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 3 mars 2020.

Jam i kënaqur që marrëdhënien me BE-në e keni vënë si punë tuajën kryesore, kjo përputhet mirë me qasjen prioritare të BE-së ndaj të gjithë rajonit, përfshirë Kosovën. Ngjashëm, unë e mirëpres synimin tuaj në vazhdimin e reformave të domosdoshme që ta shtyjeni përpara sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë; këto janë elemente kyçe për të ardhmen tuaj.

Angazhimi juaj personal për arritjen e plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është pjesë e rëndësishme në për rrugën tuaj evropiane. Vendosmëria juaj është përzemërsisht e mirëpritur nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Unë besoj që si kryeministër ju do të udhëhiqni me negociatat në dialog në mënyrë gjithëpërfshirëse. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të duhej të jetë projekt unifikues, mbi politikën e brendshme, sepse do të fitojë përkrahje të gjerë politike nga gjithë lidershipi politik.

Siç e dini, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve të dialogut është i domosdoshëm dhe urgjent dhe do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave. Sikur që e kemi përsëritur, ne po ashtu presim që Serbia ta bëj pjesën e saj, për rifillimin e procesit.

Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve.

Në letrën tuaj ju keni përmendur mekanizma monitorues dhe sanksionues: Bashkimi Evropian që nga fillimi i dialogut ka vendosur mekanizma konkret dhe gjithëpërfshirës për t’u siguruar se të dyja palët i përmbahen zotimeve të veta në marrëveshjet ekzistuese dhe ato në të ardhmen.

Në të kaluarën ministrat e shteteve anëtare janë informuar rregullisht në Këshill nga Përfaqësuesi i Lartë/ Zëvendës Presidenti, dhe unë planifikoj ta vazhdoj këtë praktikë. Shtetet anëtare janë po ashtu të informuara rregullisht se sa i përmbahen të dy palët zotimeve të dialogut respektivisht, si pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim në Kosovë, në Grupin e Veçantë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe si në pjesën e procesit të anëtarësimit të Serbisë, nën kapitullin 35.

Në vijim të bisedës tonë të fundit telefonike, do të doja t’iu konfirmoj se unë tashmë ua kam propozuar edhe formalisht shteteve anëtare emërimin e Miroslav Lajcak, si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, për të më asistuar mua si lehtësues i BE-së. Unë shpresoj që ai mund të fillojë punën sa më herët. Nga ana ime, unë zotohem të mbes afërsisht i angazhuar në këtë proces dhe të bëj më të mirën për ta çuar përpara sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Nga një rezultat pozitiv do të përfitonin të dyja edhe Kosova edhe Serbia, rajoni i gjerë dhe vet BE-ja në fund.

Në ndërkohë mirëpres takimin me ju në të ardhmen e afërt në Bruksel,  të vazhdojmë diskutimet tona dhe t’iu ofroj ndihmën e Aksionit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS) në përgatitjen tuaj për rifillimin e dialogut.

 

 

 

I juaj besnikërisht

 

 

 

Josep Borrell Fontelles

Lajme42 minutes ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Maqedoni2 hours ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri2 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme3 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni4 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri5 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme6 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni7 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri8 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme9 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme9 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme9 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

NA NDIQ NË FACEBOOK