Sport
ZYRTARE: Bundesliga suspendon edhe këtë xhiro

Më herët, Bundesliga kishte njoftuar se xhiroja e kësaj jave do të luhet sipas planit, por me dyert e mbyllura.
Por, së fundmi, vendimi ka ndryshuar dhe është vendosur që edhe kjo xhiro të suspendohet.
Të gjitha ndeshjet e kampionatit gjerman do të suspendohen deri më 2 prill të këtij viti, transmeton lajmi.net.
I gjithë ky suspendim vjen si pasojë e masave të mara në luftën kundër koronavirusit. /Lajmi.net/






















