Kosovë
Zyrtare: Amerika nuk do ta ketë një presidente grua, tërhiqet Elizabeth Warren

Senatorja nga Masaqusec [Massachusetts] planifikon që të largohet nga gara presidenciale ditën e sotme dhe do të informojë stafin e saj shumë shpejt, sipas një personi të afërt me të.
Megjithëse mbështetja për të u pakësua ndjeshëm shkaku i “Super Tuesday” [Super e Marta, ku përfshiheshin 14 gara në 14 shtete], në javët e fundit të saj si kandidate ajo me efektivitet të pabesueshëm ia doli që ta shkatërronte miliarderin centrist, ish kryetarin e Nju Jorkut [New York], Michael Bloombergun jashtë gare përmes një varg performancash në debate që dëshmuan për aftësitë e saj evidente dhe për potencialin politik.
Ajo iu fut garës për të fituar nominimin për presidente duke shfryer kundër pushtetit të njerëzve të pasur dhe parave të majme në politikë, shkruan New York Times, përkthen Periskopi
Megjithatë, rënia politike e znj.Warren ishte një vdekje nga mijëra prerje, dhe një rënie dramatike. Tetorin e kaluar, sipas shumicës së sondazheve kombëtare, znj.Warren ishte paqevendosësja në fushën e Demokratëve. Por, me ardhjen e dhjetorit, ajo nisi të binte si kryesuese e garës, dhe u dëmtua edhe pas sulmeve të vazhdueshme drejt saj nga oponentët e saj.
Znj.Warren nuk iu shpagua as investimi serioz i bërë në shtetet e para ku garoi duke dalë e treta në Ajova [Iowa] dhe e katërta në Nju Hempshajr [New Hampshire].
Ajo pritet të mbështes kandidatin tjetër të së majtës, z.Bernie Sanders, që tashmë në garë është vetëm kundër Joe Bidenit të qendrës. /Periskopi



















