Sport
“Zidane e dëshiron në Madrid, por Pogba dëshiron të transferohet te kjo skuadër”

Saga për të ardhmen e kampionit të botës së vitit 2016 me Francën vazhdon të jetë aktive.
Edhe pse i lënduar që një kohë të gjatë dhe jashtë fushave, emri i tij ka vazhduar të qarkullojë në mediet sportive.
“E di që Zidane e dëshiron atë te Real Madrid por ai do të preferonte rikthimin te Juventus”, ka deklaruar Sissoko, që në të kaluarën ka veshur fanellën e kampionëve të Italisë, përcjell lajmi.net.
“Por këto janë situata që nuk varen vetëm nga Pogba, por gjithashtu edhe nga Manchester United. Ai ka kontratë deri në vitin 2021 me skuadrën angleze”.
“Sipas mendimit tim, Pogba duhet të gjej një skuadër që e bën atë të ndihet i rëndësishëm për të rikthyer nivelin e tij më të mirë”./Lajmi.net/






















