Kosovë
Zhvillimet politike në Kosovë, Sinani: Veprimet e LDK-së në këto rrethana janë të pa logjikshme

Zhvillime befasuese kanë ndodhur pasditën e kësaj të mërkure në skenën politike kosovare. Paralajmërimet e LDK-së për të inicuar mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti është quajtur një veprim i palogjikshëm nga ana e gazetarit nga Shkupi, Naim Sinani.
Sipas Sinanit të marrësh një vendim për të rrëzuar Qeverinë në kohë pandemie paraqet papjekuri politike.
“Ky është vendimi më i pa logjikshëm (për të mos thënë i çmendur) që mund ta merrte një parti politike në këto rrethana. LDK paralajmëron mocion mosbesimi për rrezimin e qeverisë së Kosovës, në rrethana kur edhe RMV edhe Serbia i kanë anuluar zgjidhjet që ishin shpallur muaj më parë, ndërsa e tër bota po përballet me virusin vdekjeprurës korona. Athua më i rëndësishëm qenka posti i një ministri të LDK-së, se sa jeta e qytetarëve të Kosovës?!”-thekson Sinani.
Vendimi i LDK-së vjen pasi Kurti shkarkoi sot nga posti ministrin e Brendshëm Agim Veliu, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i LDK’së./Zyrtare.net/





















