Connect with us

Uncategorized

Zagrebi sërish goditet nga tërmeti, i pari ishte shumë i fuqishëm

Publikuar

Një tërmet ka goditur Zagrebin në orët e hershme të mëngjesit i cili dyshohet të jetë i shkallës 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Pas këtij tërmeti, edhe një tjetër ka goditur Kroacinë e që është më i vogël se i mëhershmi.

Kosovari i cili jeton në Zagreb ka publikuar sërish edhe një video ku spjegon se çfarë po ndodh momentalisht përmes pamjeve të xhiruara

Periskopi në orët e hershme të mëngjesit ka raportuar për tërmetin i cili sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit.

Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra. Nuk janë raportuar për të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK