Connect with us

Lajme

Zaev: Funksionarët shtetëror do të marrin paga minimale në muajt e ardhshëm

Publikuar

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot përmes një konference për shtyp deklaroi se grupi ekonomik i kësaj partie ka përgatitur propozime të cilat do t’i dorëzojë qeverisë për ballafaqim me gjendjen e coronavirusit në vend, përcjell Gazeta Express.

Ekipi i LSDM-së propozoi 200 milion euro ndihmë për ekonominë dhe pagë minimale për çdo punëtor.

Zaev gjithashtu tha se të gjithë funksionarët në nivel shtetëror dhe lokal do të marrin pagë minimale, njofton Telegrafi.

“Të gjithë zyrtarëve në nivel shtetëror dhe lokal, kryeministër, zv. kryeministrat, udhëheqësit, gjyqtarët, prokurorët, do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj. Masa nuk vlen për personelin mjekësorë dhe policët dhe ushtarët”, tha Zaev.

NA NDIQ NË FACEBOOK