Kosovë
Ymeri: Sa ishim në VV nuk guxonim t’ju afroheshim deputetëve, sikur të ishin me koronavirus

Visar Ymeri nga Partia Social Demokrate sonte në ‘A Show’ ka thënë se në Vetëvendosje çdoherë është personalizuar politika, gjë të cilën e sheh gabim të madh, transmeton Periskopi.
Madje ai kujton kohën kur s aishte në këtë parti, nuk guxonin t’ju afroheshin deputetëve të partive tjera, thuajse ata ishin të infektuar me koronavirus.
‘’Albin Kurti s’komunikon me mua sepse unë nuk kam asnjë inat personal me askënd. Në VV për një kohë të gjatë e kemi personalizuar politikën. Gati i konsideronim ata si me koronavirus. Që nuk guxonim t’ju afroheshim, se lëre më t’ju flasim’’/PERIKSOPI/






















