Connect with us

Sport

Ylli i Lyon: Jam krenar për interesimin e Juventus

Publikuar

Houssem Aouar është lojtari që ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane, falë paraqitjeve të tij të mira.

Juventus është një nga skuadrat që interesohet për lojtarin, dhe ky fakt e ka bërë 21 vjeçarin shumë krenar.

“Kam dëgjuar të gjitha këto me një krenari, por e përsëris, unë do të provoj të mos humb fokusin” ka thënë Aouar, transmeton lajmi.net.

“Ka një fund të madh të sezonit për të kaluar me klubin. Mund të fitojmë një titull, të eliminojmë një skuadër të madhe si Juventus, dhe ne akoma besojmë se mund të përfundojmë në top tre, kështu që aty është fokusi” ka shtuar ylli i Lyon.

Aouar akoma nuk është paraqitur me skuadrën kombëtare të Francës, por është në mesin e atyre që mund të fitojë një ftesë për Euro 2020. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK