Connect with us

Shëndetësi

Xinjiang është “i lirë” nga koronavirusi

Publikuar

Gazeta shtetërore kineze Global Times ka njoftuar  se Xinjiang është “i lirë” nga Covid-19 dhe goditi “thashethemet” për infeksionin tek njerëzit në “kampet e riedukimit” në rajon.

Zëdhënësi i qeverisë në Xinjiang, Elijan Anayt tha në një konferencë për shtyp të enjten se disa forca të “Turkistanit Lindor” jashtë Kinës ishin “duke thënë gënjeshtra për të njollosur” Xinjiang, dhe e quajti këtë “qesharake në çdo mënyrë”.

Autoritetet thonë se të gjithë 73 pacientët me koronavirus  në Xinjiang janë “shëruar dhe liruar nga spitali” dhe asnjë rast i ri nuk është raportuar për “20 ditë rresht”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK