Sport
Winks: Biseda me Mourinho ishte pika kthyese për formën time

Mesfushori i ka dhënë kredite trajnerit të tij, Jose Mourinho, për inspirimin që i ka dhënë për t’u rikthyer në formë.
Winks ka bërë të ditur se ai ka pasur një bisedë të sinqertë me trajnerin portugez, i cili e ka nxitur të punojë më shumë për tu kthyer në formacionin bazë.
“Kam pasur një bisedë të sinqertë me trajnerin dhe ai më ka thënë atë që besonte se unë duhet ta bëja” ka thënë Winks, transmeton lajmi.net.
“Ishte bisedë e sinqertë, gjë që unë e respektova shumë. Filloi me stërvitjet” shtoi anglezi.
“Që nga ajo bisedë, gjërat kanë ndryshuar dhe unë kam luajtur më shumë” ishin fjalët e mesfushorit të Spurs.
Winks ka arritur të kthehet në formacionin bazë të Tottenham. Kjo është e mirë për të, pasi ai kësisoj mund të fitojë edhe ftesën për Euro 2020. /Lajmi.net/






















