Connect with us

Kosovë

Vlerësohet kontributi i grave veterane të luftës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Publikuar

më

E diela e kësaj fundjave që qëlloi edhe 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, bëri bashkë udhëheqëset e dikastereve komunale të prira nga Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi-Bytyçi të cilat pritën në një takim falënderimi e mirënjohje për kontributin e sakrificat e tyre, gratë veterane të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirënjohëse e falënderuese në emër të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dhe institucionit të Komunës e Kuvendit të Ferizajt të pranishmeve iu drejtua, kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi.

“Pushka juaj e lirisë për ta fituar luftën për çrrënjosjen e okupatorit shekullor, për shumë trima e trimëresha, martirë e martire, heronj e heroina, kurrë nuk ka pasur hezitim. 8 Marsi shërben për të kujtuar përpjekjet e grave për barazi dhe paqe, për liri dhe demokraci. Ju jeni pikërisht gratë dhe vajzat që luftuat për paqe dhe liri. Për të shprehur përgjithësisht mirënjohjen për të gjitha gratë shqiptare, që edukuan gjenerata të tëra fëmijësh, me respektin për vlerat njerëzore dhe për ato kombëtare. Për të nënvizuar respektin për të gjitha ato gra, të njohura ose jo, që bën edhe më shumë qysh në kohëra të hershme, duke kapërcyer pragun e shtëpisë, duke ndikuar në një mënyrë ose në një tjetër drejtpërdrejt në jetën e popullit tonë. Për të vlerësuar çdo grua të sotme që në kushte aspak të lehta rrit fëmijë, apo përpiqet të përmirësoj kushtet e mjedisit ku rriten të gjithë fëmijët e këtij vendi” tha mes tjerash Kryesuesja Bytyçi.

Me mirënjohje e falënderim u nderuan gratë veteranë të luftës së UÇK-s. Gratë veterane të UÇK-së, bashkë me drejtueset e përfaqësueset politike e institucionale në nivel lokal bënë homazhe pranë shtatores së Heroinës së Kombit, Hyrë Emini-Mira.

Maqedoni29 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri59 minutes ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni3 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri6 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme7 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri8 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK