Kosovë
Vlera e lojtarëve të Kosovës arrin në 102 milionë: Rivalët e Grupit në Ligë të Kombeve mbesin poshtë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e meshkujve, është shortuar në Ligën e Kombeve në kuadër të Grupit C bashkë me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë. Një grup që nga disa po cilësohet i fortë, e nga disa i dobët.
Për ta qartësuar më shumë një gjë të tillë, Periskopi ka krahasuar të dhënat nga revista prestigjioze Transfermarkt mes të trija kombëtareve, për të parë vlerën e tyre.
Nga lojtarët e Kosovës që ishin pjesë e grumbullimit të mëhershëm në kuadër të kualifikimeve për EURO2020, del se vlera totale e lojtarëve shkon për herë të parë mbi 100 milionë. Saktësisht, Kosova vlen plot 102 milionë e 400 mijë.
Lojtari më i vlefshëm vazhdon të jetë Milot Rashica me 35 milionë, i pasuar nga Rrahmani e Muriqi që vlejnë nga 12 milionë secili. Hadërgjonaj vlen 7 milionë, Zeneli 5 milionë aq sa edhe Valon Berisha, ndërkohë që lojtarët e tjerë janë poshtë kësaj shume.
Por, sa është vlera në treg e lojtarëve të kombëtareve tona rivale?
E kush mund ta kishte besuar para disa vitesh që Kosova do të vlente më shumë në treg se Greqia, por ja që realiteti është i tillë. Kosova vlen më shumë se 20 milionë më shumë se kombëtarja helene. Sidoqoftë, vlen për t’u përmendur që te kombëtarja helene në grumbullimin e fundit nuk ka qenë fare lojtari më i vlefshëm Kostas Manolas që peshon plot 40 milionë.
![]()
Sllovenia vlen më shumë se Kosova, për fat të keq, me 162 milionë euro në total. Por, këtë shumë të madhe për sllovenët e garanton portieri 27 vjeçar Jan Oblak që peshon hiç më pak se 100 milionë i vetëm. Po ta heqim portierin, Kosova del se ka vlerë shumë më të lartë edhe se kombëtarja tjetër ballkanase.
![]()
Ndërkohë, Moldavia nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt me Kosovën. Ajo vlen vetëm 19 milionë e 350 mijë, ose pak më shumë se njëra këmbë e Milot Rashicës. Lojtari më i shtrenjtë i kësaj kombëtareje është Artur Ionita i Cagliarit që peshon 4,5 milionë. /Periskopi
![]()





















