Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani nga Prekazi: Ta kujtojmë çdo ditë sakrificën e Jasharëve

Publikuar

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari është duke vazhduar edhe sot me aktivitete të ndryshme.

Në ora 09:00 janë bërë homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga krerët shtetëror, ku më pas do të vendosen kurorash me lule si dhe do të vizitohet familja Jashari.

Ndërsa në ora 12:00 do të bëhen homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.

Në ora 17:00 pritet të mbahet akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK