Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani: Do të takohemi prapë me VV-në për taksën

Publikuar

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se do të vazhdojnë të kenë takime me partnerin e koalicionit për t’u dakorduar për çështjen e heqjes së tarifës.

Osmani nuk ka treguar detaje për takim e së premtes, ku përfaqësues të koalicionit, u takuan për disa orë në objektin e qeverisë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Jemi taku të premten, do të takohemi prapë ditëve në vijim… nga e hëna do të mund të flasim më në detaje për këtë çështje”, tha ajo.

Për këtë është pyetur nga KosovaPress edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka mohuar e flasë sot për çështjen e tarifës.

Të dy këta kanë marrë pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare të personave që përdorin karroca.

Përndryshe, derisa Kurti ka dhënë një propozim për heqjen e tarifës, Mustafa sot ka thënë se taksa duhet të hiqet ashtu siç po e kërkon SHBA.

Edhe Osmani por edhe Kurti para votuesve të tyre kishin premtuar vendosjen e reciprocitetit para heqjes së taksës, dhe ende nuk iu kanë kërkuar falje votuesve të tyre për shkeljen e premtimit kryesor parazgjedhor.

NA NDIQ NË FACEBOOK