Connect with us

Kosovë

Vjen reagimi i VV-së, pas kërkesës së Mustafës për kthimin e Veliut në Qeveri

Publikuar

Pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta tërheqë vendimin për Agim Veliun dhe ta heqë taksën 100%, në mënyrë që të mos prishet koalicioni, ka reaguar zëvendëskryeministri Haki Abazi

Ai ka theksuar se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut. Ai që duhet të kërkojë falje sipas Abazit, është Agim Veliu.

“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkojë falje si ministër që ka thënë se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme kundrejt qëndrimit të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti. Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeministri që kërkon falje për këtë punë”, ka theksuar Haki Abazi, duke shtuar se kryeministri e ka në dorë kthimin e Veliut.

“E ka në dorë kryeministri këtë çështje (kthimin e vendimit) por në Kushtetutë është e qartë e sheh te komptencat e kryeministrit ku thuhet kryeministri duhet të sigurojë zbatim dhe koherencën e plotë në zbatimin e vendimeve të Qeverisë”, tha ai.

Sipas Abazit, duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.

“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e Qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëve dhe të ecim si qeveri përpara, të mos shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Abazi për Blic.

Sa i përket heqjes së taksës, kërkesë kjo e Isa Mustafës, Abazi ka theksuar se kjo është çështje e nivelit qeveritar e jo e atij partiak.

“Çështja e tarifes është që ne po e diskutojmë si qeveri në nivel qeveritar, kjo nuk është që të diskutohet në nivel partive sepse është vendos nga qeveria dhe diskutohet brenda qeverisë dhe ne po punojmë intevizisht për këtë ….. dhe nuk është çështje e një kryetari partie është vendim qeverisë kjo”, tha ai.

Lajme32 minutes ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota3 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota3 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni4 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi6 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme7 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK