Lajme
Virusi korona/ Këto janë masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut!

Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 15, solli këto vendime në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së KORONAVIRUSIT:
1.Komisioni për sëmundjet infektive i forcon masat dhe i udhëzon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme si dhe insitucionet e larta të arsimit se bashku me çerdhet të ndërpresin procesin edukativo-arsimor për 14 ditët e ardhëshme.
2.Ndalohen të gjitha tubimet masive në hapsira të hapura dhe të mbyllura, si dhe të gjitha eventet kulturore dhe manisfestimet në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, me më shumë se 1000 pjesëmarrës në 14 ditët e ardhëshme.
3.Sillet vetëizolim i detyrueshëm 14 ditor i të gjithë personave që vijnë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm (sipas listë së Organizatës Botërore të Shëndetit).
4.Ndalohet eksportimi i pajisjeve dhe materialeve mjekësore nga operatorët ekonomik dhe prodhuesit nga Republika e Maqedonisë Veriore, përveç me leje të veçantë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
REKOMANDIME:
Rekomandohet që të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të zvogëlojnë lëvizjet dhe të evitojnë transportin publik.
Rekomandohet evitimi i udhëtimit drejt vendeve me rezikshmëri të lartë dhe të mesëm
Të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të cilët janë të angazhuar për nevojat e procesit zgjedhor të lirohen nga pjesmarrjet e ardhëshme dhe të zëvendësohen me persona të tjerë.
Lista e shteteve me rizik të lartë dhe të mesëm do të vendoset në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e njejta çdo ditë do të përditësohet.
Ata të cilet nuk i respektojnë dhe i thyejnë udhëzimet do të dënohen sipas Nenit 205 dhe 206 të KP.
Të vendoset Helth Locator hartë për të gjitha fluturimet dhe aviokompanitë.
Udhëzohen qytetarët që plotësisht të respektojnë masat për parandalimin e kësaj sëmundje, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë

















