Lajme
Virusi korona, 7 personat e testuar rezultojnë negativ

Nuk ka raste të reja me koronvirus në vend.Shtatë pacientë e rinj që janë testuar gjatë ditës së sotme për koronavirusin kanë rezultuar negative. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri të cilët para disa ditësh ishin kthyer nga Zvicra, Austria dhe Gjermania. Në mesin e shtatë personave ka pasur edhe dy gra shtatzëna nga Dibra. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se edhe pse ka rezultuar negativ në teste, tek pacienti nga Koçani do të përsëriten testimet për shkak të simptomave që po manifestohen dhe që janë të ngjashme me ato të virusit korona.
.


















