Connect with us

Kosovë

Veseli uron Shqipërinë e Maqedoninë për hapjen e negociatave: Nga sot gjendeni një hap më afër BE-së

Publikuar

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në .

Veseli e ka quajtur vendimin e këshillit të ministrave të BE-së lajm të mirë në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova dhe e gjithë bota, shkruan Periskopi.

Kreu i PDK-së ka theksuar se kjo ngjarje është e rëndësishme edhe për Kosovën dhe mbarë rajonin sepse sot gjendemi një hap më afër BE-së.

Postimi i Veselit

Një lajm i mirë sapo ka ardhur për rajonin në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova dhe krejt bota. Këshilli i Ministrave të BE-së, sot, më në fund, vendosi që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urojmë përzemërsisht bashkatëdhetarët tanë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për Kosovën e mbarë rajonin, sepse që nga sot gjendemi një hap më afër BE-së. Shpresoj që ky përmirësim i qëndrimit të BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor, që po demonstrohet nga ky vendim, të ketë si hap tjetër të natyrshëm edhe liberalizimin e shumëpritur të vizave për qytetarët e Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK