Connect with us

Kosovë

Veseli: Se di a është problem taksa, apo qëndrimet e ndara në qeveri

Publikuar

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka folur para mediave pas takimit që kanë pasur në Kuvend të Kosovës me ftesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Veseli ka thënë se nuk e dinë a është momentalisht puna e taksës problem apo qëndrimet e ndryshme që i kanë partnerët e koalicionit.

“Nuk e di a është problem taksa, a është problem mungesa e kësaj qeverie me u ballafaqu nga qëndrimet që i kanë të ndara mes vete. Nuk është me rëndësi cili pozicion tani më është i partive opozitare për arsye se ne nuk marrim tani më vendim. Ne mund të vlerësojmë por pushteti duhet të merr vendim të ec përpara në bazë të rrethanave të cilave i kemi të qarta, janë të kristalta qoftë nga BE, qoftë nga Amerika.  Ne duhet vetëm bashkërisht me u futë në këtë drejtim që e vë Kosovën në pozicion më të mire”, shtoi ai.

Veseli nuk ka komentuar qëndrimin për taksën, duke ftuar pozitën që të reflektojnë.

“Nuk dua të flas por edhe njëherë, pushteti duhet të reflektojë në raport me opozitën, jo me e mund, por, me i marrë përgjegjësitë cilat i kanë më shumë është një përshtypje si me na mund, tani kur i kanë fituar zgjedhjet, i kanë katër vite mandat qeverisja duhet ta tregojnë zotimin e vet. Kjo është ambienti, e keni parë edhe vet dje në Kuvend”, ka thënë ai

NA NDIQ NË FACEBOOK