Connect with us

Kosovë

Veseli – Kurtit: Po flet si përfaqësues i Federatës Jugosllave, sjellu si Kryeministër se Kosova është shtet i pavarur

Publikuar

Kadri Veseli, lider i opozitës, tha se Albin Kurti foli si nëpunës doganor për problemet me Serbinë.

“Për besë është shumë serioze ajo cka dëgjuam sot nga kryeministri jonë. Unë do ta kosndieroja më shumë se serioze, do ta konsideroja si diçka që ky njeri paraqet si rrezik për shtetin e Kosovës, për sovranitetin e Republikës së Kosovëë. Pasha besën mu dok, kjo sallë është një trashigimi nga ish Federata, pash besën mu ka dokë që e nijsha një ish autonomist, Po a folen more gjërat si me folë për Federatën Jugosllave pas 17 shkurtit 2008. Kryeministër kanë ndërru sendet, Kosova është shtet i pavarur, duhet me u sjell si kryeministër. Askujt s’ia mohoj patriotizmin, por nuk mundesh për Serbinë me folë si nëpunës doganor, duhet më ndalë taksiratin o kryeministër, për hir të gjeneratave që vijnë”, ka thënë Veseli./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK