Connect with us

Kosovë

Veprimet e gabuara të Qeverisë në lidhje me koronavirusin

Publikuar

më

Qeveria e tanishme u rrëzua përmes një mocioni mos-besimi nga 82 deputetë të Kosovës dhe statusi i saj është “në ikje” aktualisht, por megjithatë ajo ka barrën kryesore për të aprovuar masat që sugjeron Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP).

Më 13 mars u shënuan dy rastet e para të konfirmuara me koronavirusin e ri Covid-19 në vendin tonë. Qeveria e Kosovës reagoi menjëherë duke marrë fillimisht disa masa restriktive që ndalonin tubimet në lokale të natës pas orës 23:00, dhe të tjera të ngjashme.

Por, menjëherë më pas, qeveria kishte marrë të tjera rekomandime nga IKShP-ja dhe kishte vendosur që të mbylleshin të gjitha bizneset jo-esenciale të vendit, përfshirë kafenetë, klubet e natës, restorantet e të tjera.

Që nga ajo kohë, në Kosovë janë konfirmuar mbi 90 raste me koronavirus dhe kurba vazhdon të jetë e sheshtë dhe joshqetësuese, shkruan Periskopi.

Megjithatë, disa prej veprimeve të Qeverisë si reagim kundër përhapjes së koronavirusit të ri Covid-19 ishin të papërgjegjshme dhe joserioze. Këtu po i përmendim disa prej tyre:

Masat që ndërrohen vazhdimisht, vazhdimisht

“Ma spo i marr vesh ndrrimin e cdoditshem te masave publike. Kjo tregon moskompetence…ndryshe nuk shpejgohet!” – shkruante mjeku Visar Berisha, i cili madje edhe kishte punuar si këshilltar në Qeverinë Kurti.

Ndërrimi i vazhdueshëm i masave ka çuar edhe në mos-zbatimin e plotë të tyre. Fluks i madh njerëzish kishin dalë në parqet kombëtare e në parqet e qytetit, dhe po ashtu fluks i madh njerëzish ndodhej edhe në rreshtat e pritjes përpara mullinjve për t’u furnizuar me miell.

Sidoqoftë, të shpresojmë që masat e tanishme nuk do të ndërrohen përsëri.

Mos-bashkëpunimi me komunat e prekura

Rastet e para të të prekurve kishin ndodhur në Klinë dhe Viti, respektivisht. Të dy kryetarët e komunave ishin ankuar vazhdimisht se qeveria nuk kishte bashkëpunuar me to për nevojat që kishin dhe as për hapat që duhet të ndërmerreshin.

Në këtë pikë, më i zëshmi kishte qenë z.Sokol Haliti. Por, më pas këto akuza ndaj qeverisë ishin rritur edhe nga të tjerë kryetarë komunash, si ai i Malishevës z.Ragip Begaj.

Testimet e pakta

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është i vogël, por edhe numri i testimeve që iu bëhet qytetarëve është shumë i vogël, po ashtu.

Megjithë testet e pakta, kjo nuk e kishte ndaluar kryeministrin Kurti që të testohej bashkë me të gjithë pjesëtarët e stafit të tij – edhe pse nuk kishin pasur asnjë simptomë apo nuk kishin lajmëruar për ndonjë kontakt.

Por, nuk ishin testuar deri vonë shumë banorë edhe nga fshatrat e prekura, e madje as stafi mjekësor i Emergjencës në Viti që kishte pasur kontakt me një të infektuar 77 vjeçar.

Orari tmerrues i lëvizjes 6-10, 16-20

Në kuadër të ndërrimit dhe ashpërsimit të masave, Qeveria kishte marrë vendim që të ndallonte edhe qarkullimin e lëvizjes. Ky vendim është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese me shumë akterë politikë në vend që e konsideruan si anti-kushtetues.

Por, ky orar qarkullimi krijoi tollovi edhe nëpër qytetet tona, me ankesa të shumta nga qytetarë e policë të vendit.

Për shkak të mosfunksionalitetit, qeveria reflektoi dhe e ndërroi orarin e lëvizjes. Prej të shtunës, qytetarët mund të qarkullojnë lirshëm prej orës 6 të mëngjesit e deri në orën 17.

Nga tetë orë në ditë sa lejonte qarkullim më parë, tashmë qeveria lejon 11 orë në ditë.

Shkarkimi i bordit të ShSKUK-së

Po të mos kuptonim lojërat e brendshme politike, do të mund të kritikonim qeverinë edhe për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu. Ai u shkarkua për një deklaratë që e dha pikërisht në lidhje me koronavirusin, ku paralajmëronte se numri i rasteve do të rritej nga ora në orë, e nga dita në ditë. Kurti fillimisht deklaroi se Veliu kishte përhapur panik te qytetarët. Më pas, kur kuptoi se të njëjtën gjë e kishin bërë edhe liderët e vendeve më të zhvilluara demokratike, dhe se numri i të prekurve po rritej përnjëmend nga ora në orë, vendosi të ndërtonte konspiracionin e paevidencë se Veliu kishte qenë i sinkronizuar me Presidentin Thaçi – në mënyrë që të shpallej Gjendja e Jashtëzakonshme.

Por, një tjetër shkarkim bëri bujë në opinionin publik. Ai ishte shkarkimi i z.Naser Ramadani nga bordi i Shërbimit Spital dhe Klinik Universitar të Kosovës në këtë periudhë të ndjeshme për vendin.

Ky shkarkim u interpretua si një “hakmarrje e ulët” e Kurtit, pasi IKShP nuk kishte thënë që seanca e Kuvendit për votimin e mocionit të mosbesimit “nuk mund të mbahej”. Në fakt, IKShP pas kërkesës absurde të kryekuvendares Vjosa Osmani, tha se seanca mund të mbahej. /Periskopi

Maqedoni37 minutes ago

SKANDAL! Krenar Loga ngre alarmin për dhunë të dyshuar policore ndaj dy të rinjve: MPB-ja të reagojë menjëherë!

Bota53 minutes ago

Sulm vdekjeprurës në aeroportin e Riadit: 12 të vdekur dhe 309 të plagosur

Shqipëri1 hour ago

Blerina Matraku për Adi Hilën: E besova plotësisht dhe nuk e dija që në shtëpi kishte kamera

Lajme2 hours ago

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedoni3 hours ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri4 hours ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme5 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni6 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri7 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme8 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni9 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri9 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

NA NDIQ NË FACEBOOK