Connect with us

Kosovë

Veliu: Taksa të hiqet ashtu siç po e kërkojnë ndërkombëtarët

Publikuar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëherit Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka theksuar se taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet sa më parë.

“Ne si LDK e kemi dhënë qëndrimin tonë zyrtar. Pra, edhe unë jam që taksa të hiqet ashtu siç po e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë- në këtë rast amerikanët, që taksa të hiqet e tëra”, tha ai për Gazeta Blic.

I dyti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka theksuar se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur se nëse kryeministri Albin Kurti do ta sjellë në qeveri propozimin e tij që taksa të hiqet shkallë- shkallë, e jo tërësisht si do të veproj LDK, ai tha se për këtë duhet të diskutohet në organet e partisë.

“Për këtë çështje duhet të vendosin organet e LDK-së se si do të veprohet”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK