Connect with us

Kosovë

Veliu: Nëse Vjosa Osmani vazhdon të punojë për interesat e VV’së, s’ka kuptim të qëndrojë më në parti

Publikuar

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu sonte ka qenë i ashpër me bashkëpartiaken Vjosa Osmani pas afërsisë së kësaj të fundit me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Periskopi.

Veliu tha në Pressing se Osmanit nuk i ka mbetur vend në LDK nëse veç vazhdon të mbrojë interesat e VV’së.

‘’Nuk besoj që do të dëmtohet LDK edhe nëse një nga deputetët do të votojë kundër. Thirrja e Vjoses nuk është dicka e re. Ajo ka votu edhe kundëR kryeministrit të saj. Por kjo më duket intersante, sepse të jesh nëNkryetare e një subjekti politik dhe të punosh për një subjekt tjetër, kësaj nuk  e di si t’i thuhet, përpos tradhti të interesave të partisë së vet subjektit’’

‘’Nëse cdo ditë thotë të mos respektohen ato të LDK dhe punon edhe për të tjerët për interesat e subjektit tjetër, nuk ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK’’/PERISKOPI

NA NDIQ NË FACEBOOK