Connect with us

Kosovë

Veç sot në QKUK u testuan 104 raste të dyshuara me koronavirus

Publikuar

Në Kosovë po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus.

Pak minuta më parë, u konfirmuan edhe dy rastet e fundit me COVID-19, dhe që të dyja vijnë nga Gjilani.

Me këtë rast, numri total i të infektuarve në Kosovë me këtë virus ka arritur në 30.

IKSHP ndër të tjera ka bërë të ditur se vetëm  sot në laboratorët e saj janë testuar 104 mostra të dyshimta.

Ashtu siç është bërë e ditur, gjashtë nga to kanë rezultuar pozitive, teksa janë edhe tri komuna që sot janë prekur nga ky virus, Prishtina, Gjilani e Ferizaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK