Connect with us

Lajme

Vdes 50-vjeçarja në Korçë, kishte probleme me frymëmarrje – nuk kishte koronavirus

Publikuar

Një 50-vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Korçës.

Mësohet se 50-vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymemarrjen gjatë shtrimit në spital.

Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe pritet përgjigjja ditën e nesërme edhe pse paraprakisht mësohet se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga Koronavirusi, shkruan Top Channel përcjell Klan Kosova.

Spitali Rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor kanë marrë masa  ndërsa ende nuk bëhet e ditur nesë kemi të bëjmë me një rast të Koronavirusit.

Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojne shkaqet e vërteta të vdekjes së 50 vjeçares.

NA NDIQ NË FACEBOOK