Connect with us

Uncategorized

Vazhdon operacioni i Turqisë në Siri (Detaje)

Publikuar

Është duke vazhduar operacioni i Turqisë mbi Siri, ka njoftuar ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Operacioni i emëruar “Mburoja e Pranverës” që filloi më 27 shkurt pas sulmit mizor në Idlib, vazhdon me sukses, thonë autoritetet turke.

“Deri më sot janë neutralizuar 1 dron, 8 helikopterë, 72 topa/obusë/multiraketahedhës, 3 sisteme të mbrotjes ajrore dhe 2.212 ushtarë të regjimit”-ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkruan Anadolu Agency.

Ai më tej ka shtuar se qëllimi i Turqisë është ndalimi i masakrave të regjimit, radikalizimit dhe emigrimit.

Portali Zyrtare.net do tiu mbaj të informuar në lidhje me zhvillimet e fundit lidhur me operacionin e Turqsië në Siri dhe çështjen e emigrantëve të cilët tashmë kanë vërshuar Evropën./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK