Connect with us

Sport

Vazhdon kriza te Fenerbahce, mezi merr një pikë nga Denizlispor

Publikuar

Në ‘Ülker Stadyumu’, Fenerbahce ka barazuar 2:2 me Denizilspor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Fenerbahce e nisi mirë këtë takim, kur Ozan Tufan në minutën e 22’, shënoi për 1:0.

Gjërat nisën të përkeqësohen për skuadrën e Muriqit kur Tolgay Arsnal u ndëshkua me karton të kuq, dhe shkaktoi penallti, e cila u shndërrua në gol nga Radoslaw Murawski.

Mustafa Yumlu në pjesën e dytë, përmbysi gjithçka, kur shënoi për eprësinë 1:2 të mysafirëve.

Fenerbahcen nga humbja e shpëtoi Serdar Aziz, që barazoi gjithçka në minutën e 93’ të ndeshjes.

Kjo është ndeshja e gjashtë që Fenerbahce nuk arrin të shënojë fitore./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK