Sport
Van Dijk ka frikë për këtë gjë pas përhapjes së koronavirusit

Premierliga është pezulluar deri më 4 prill me Liverpool që është 25 pikë diferencë në krye të tabelës.
Përkundër pasigurisë se si, apo nëse, sezoni do të përfundojë, Van Dijk është zotuar të sjellë titullin për tifozët e Liverpool, përcjell lajmi.net.
Ai u tha gazetave holandeze: “Nëse do ta fitonim atë në një stadium të zbrazët dhe tifozët nuk do të ishin atje, unë do të dëshpërohesha për ta”.
“Natyrisht, nëse nuk ka tifozë në Anfield, atëherë do të jetë një goditje e fortë – askush nuk dëshiron të luajë ndeshje pa tifozë”. /Lajmi.net/






















