Connect with us

Bota

Vajza 21 vjeçare humb jetën nga koronavirusi, e ëma prek me mesazhin

Publikuar

me

Një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi.

Chloe Middleton mendohet të jetë viktima me moshën më të re në Mbretërinë e Bashkuar, që nuk vuante nga asnjë sëmundje e mëparshme, por që nuk mundi të mposhtë COVID-19.

Nëna e saj, Diane Middleton, postoi një dedikim që të copëton zemrën për vajzën e saj sot në rrjetet sociale.

Në postimin e saj në Facebook, Diane Middleton, e cila jeton në Buckinghamshire, shkruante:

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21 vjeçare”.

Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara si të prekur.

Advertisement

Translate Article

MË TË LEXUARAT