Sport
UEFA ka një plan të ri, kështu mund të vijë përfundimi i ligave

Në këtë takim, UEFA do ofrojë një mundësi të re.
Tuttosport raporton se UEFA do të paraqesë mundësinë që ligat e futbollit të luhen deri në gusht, në mënyrë që të shmanget një skenar që do të sillte anulimin e sezonit, përcjell lajmi.net.
Deri në fund të këtij sezonit, kanë mbetur rreth dhjetë xhiro në pjesën më të madhe të ligave, që duhet rreth një muaj e gjysmë kohë për të përfunduar sezonin.
Finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës mund të shtyhen për muajt gusht dhe shtator./Lajmi.net/





















