Sport
U zgjua pas dy viteve e gjysmë në koma, Ajax i ndërpren kontratën Nourit

Njëri ndër ta është edhe Ajax Amsterdam, që i ka ndërprerë kontratën Abdelhak Nourit.
Mesfushori 22-vjeçar ndodhej prej dy vite e gjysmë në koma, shkaku i një përplasje që kishte marrë gjatë një ndeshje të Ajaxit në vitin 2017.
Pikërisht, vetëm disa ditë më parë pasi u zgjua – Nouri ka marrë lajmin e keq, pasi klubi holandez ka vendosur ta shkëpusë kontratën me të.
Ajax për dy vite e gjysmë e kishte nën kontratë lojtarin, pavarësisht se ky i fundit nuk mund të luajë më futboll.
Lojtari është kthyer në shtëpi, dhe për të po përkujdeset vëllai i tij, Abderrahim.
Sipas Telegraaf, shëndeti i tij është duke u përmirësuar. /Lajmi.net/






















