Connect with us

Kosovë

U tha që azilkërkuesit kanë mbetur jashtë: Reagon drejtori i Qendrës për Azil

Publikuar

Xhavit Drenori, ka deklaruar se kishte parë dhjetëra azilkërkues para Qendrës për Azil në Magure të cilët refuzoheshin nga rojet e portës.

‘’ Mbreme, rreth ores 18, isha tek Qendra per Azilkerkues ne Magure. Aty, te porta hyrese gjeta dhjetra azilkerkues te cilet shtyheshin me rojat tek porta per te hyre brenda (per strehim). Rojet nuk i lejonin per te hyre me arsyetimin se nuk ka vende ne objekt.

Azilkerkuesit (qe paraqisnin dokumentin qe ishin lajmeruar ne polici per azil) ankoheshin qe nuk kane ku te kalojne naten. Nuk kishin para, ishin me rroba te lagura dhe te lodhur e te dermuar nga rrugetimi i gjate ilegalisht deri ne Kosove.

Ishin pamje trishtuese ato qe i perjetova te porta e Qendres per Azilkerkues ne Magure mbreme.

Nuk e di se a eshte vendi yne (Organet pergjegjese) gati per te strehuar numer te shtuar te njerezve (hallegjinj) te ikur nga vatrat e luftes ne Siri por nga ajo qe pashe mbreme fitova pershtypjen qe nuk jemi ne nivel te detyres. E sidomos ne si popull (qe nuk ka kaluar shume kohe qe kemi perjetuar histori te ngjashme) besoj qe kemi pergjegjesi shtese per mikepritje.

U bej thirrje shoqatave humanitare qe te vizitojne keto Qendra ne Kosove dhe t’ju vijne ne ndihme ketyre hallegjinjeve.’’, kishte shkruar Drenori.

Drejtori i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, në një përgjigje dhënë për Periskopin, thotë se nuk ka informacion që ndonjë azilkërkues ka mbetur jashtë Qendrës.

‘’Ne nuk kemi informacione që azilkërkuesit kanë mbetur jashtë Qendrës. Të huajt që nuk kërkojnë azil, kjo Qendër nuk ka mandat që t’i pranoi.

Qendra per Azil ka kapacitet per akomodimin deri në 100 persona në Magure dhe 200 në Vranidoll. Për momentin i kemi 120 persona të akomoduar në të dy Qendrat’’, tha Zariqi./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK