Connect with us

Uncategorized

Turqi, rritet në 47 numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi

Publikuar

Turqia ka njoftuar raste të reja të konfirmuara të koronavirusit ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se 29 persona të tjerë janë diagnostifikuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në Turqi në 47.

Koca tha se rastet e reja vijnë nga kontaktet jashtë vendit, si nga SHBA-të, Lindja e Mesme, Evropa, ndërsa tre ishin pelegrinë të kthyer nga Umra në Arabinë Saudite.

NA NDIQ NË FACEBOOK