Uncategorized
Trump takohet me ministrin brazilian, i dyshuar për koronavirus (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump para disa ditësh ka pritur në një takim ministrin për Shtyp në Brazil, Fabio Wajngarten, ky i cili është testuar si i dyshuar me koronavirus, raporton Periskopi.
Fabio Wajngarten ende është duke i pritur rezultatet, shkruan ‘o Globo’.
Kujtojmë që në botë po shënohet një situatë alarmante pas shpërthimit të Covid-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sot ka shpallur koronavirusin si pandemi (virus që tejkalon shtetet e kontinentet)./PERISKOPI/





















