Connect with us

Kosovë

Trepça në mjerim: Minatorët të pakënaqur më pagat, bojkotojnë punën

Publikuar

Sot punëtorët e gjigantit metalurgjik “Trepça”, nuk kanë dalë në vendin e tyre të punës, për shkak së paga e janarit afër gjysmë së punëtorëve nuk u është paguar.

Kryetari i Sindikatës së Re të Trepçës  Gani Osmani  me flotacion në Stantërg tha se punëtoret nuk i kanë marrë pagat e plota, disa 100% e disa vetëm 60%.

“Ndërrimi i parë afër 400 punëtorë të Trepçës e kanë bojkotuar punën shkaku i pagave. Në muajin janar afër gjysma e punëtorëve nuk i kanë marrë pagat e plota. Disa e kanë marrë 100 përqind e disa të tjerë e kanë marrë vetëm 60 për qind. Në shkurt nuk kanë dalë fare. “-ka thënë Osmani.

Ai ka biseduar me menaxhmentin por si përgjigje ka marrë se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare.

“Kemi biseduar me menaxhmentin por ata na thanë që nuk kemi mjete financiare. Prodhimi është rritur, prandaj nuk ka nevojë për mos me i marrë pagat. Unë i kam thënë menaxherit se mua nuk më intereson se ku i merrni mjetet. Përgjegjësia i takon atyre ta zgjidhin këtë problem “- shtoi ai.

Drejtori menaxhues i Trepçës Basri Ibrahimin e konfirmoi problemin por tha se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për këtë. shkruan Klan Kosova.

“Po, kemi një problem me pagat. Ne do ta bëjmë një zgjidhje për këtë situatë shumë shpejtë”-tha Ibrahimi.

Minatorët e trepçës në muajin shkurt kishin protestuar dhë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.

NA NDIQ NË FACEBOOK