Connect with us

Kosovë

Tre qytetarë të Fushë-Kosovës dalin pozitiv me koronavirus, Komuna thotë se është informacion i pakonfirmuar

Publikuar

Komuna e Fushë Kosovës, ka reagur duke thënë se është informacion i pasaktë se janë 3 raste të reja me koronavisurs duke hedhur poshtë njoftimin e Institutit të Shëndeti Publik që bëri të ditur për këto raste.

Në njoftim thuhet se kryetari I Fushë Kosovës, Burim Berisha nuk është njoftuar dhe gjith shtabi emergjent i kësaj komune.

“Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët.

Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike.

Të vazhdojmë të bëjmë punën tonë Institucionale dhe ju qytetarë të respektoni masat. Mos u shqetësoni për informacionet banale dhe të pakonfirmuara.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK