Sport
Tre lojtarë të Leicester në karantinë – simptoma të koronavirusit

Trajneri i ‘dhelprave’, Brendan Rodgers, ka konfirmuar sot se tre lojtar të skuadrës së tij dyshohet të jenë prekur me koronavirus.
Lojtarët kanë shkuar në vet-izolim, pasi kanë treguar simptomat, transmeton lajmi.net.
Më herët mediet britanike kishin përhapur lajmin se tre lojtarë anonim të Premierligës janë duke u testuar.
Duket se treshja e Leicester janë ata, dhe rezultatet e tyre pritet të dalin nesër. /Lajmi.net/






















