Sport
Trajneri i Belgjikës qetëson tifozët: Hazard do të jetë në Euro 2020

Martinez është i bindur se Hazard do të rikuperohet në kohë për Kampionatin Evropian këtë verë.
“Nuk kam dyshim se ai do të jetë atje”, tha Martinez, transmeton lajmi.net.
“Afati i rikuperimit janë të pamundura të përcaktohen sepse duhet të shohësh operacionin dhe të përcaktosh afatin nga aty’.
“Dy javët e para janë të rëndësishme, por duke e ditur Edenin dhe se si ai ka punuar në lëndime të tjera të vogla që ai ka pasur, ne jemi të sigurt që do ta kemi me vete [në Euro 2020]”. /Lajmi.net/






















