Sport
Totti: Sezoni nuk do të rifillojë

Ikona e skuadrës së Romës nuk beson se sezoni në Serie A do të rifillojë, duke mos parë mundësi për rikuperim në kohë.
Këtë mendim, Totti e ka shprehur përmes një bisede në ‘Instagram’, me shokun e dikurshëm te kombëtarja e Italisë, Luca Toni.
“Për mua nuk rifillon”, ka thënë Totti, transmeton lajmi.net.
“Do të jetë një kaos i madh, gjithashtu sepse FIFA dhe FIGC duhet të dalin pastër” ka shtuar ish numri 10 i Romës.
Serie A do të ketë një takim me UEFA gjatë së mërkurës, ku pritet të vendoset gjithçka mbi atë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. /Lajmi.net/






















