Lajme
Topalli numëron gabimet e Bashës: La vendin pa opozitë, bëri karneval

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha se shndërroi Partinë Demokratike në parti karnavalesh, ndërkohë që zboi nga ajo themeluesit, qëndrestarët dhe kontribuuesit.
Topalli ka publikuar dhe një video të deputetëve të opozitës së re në parlament që nga fjalimi i Majlinda Halilajt, qëndrimet e Kujtim Gjuzit dhe fjalimin e fundit të Kostaq Papës.
Statusi në facebook i Jozefina Topallit:
“Humbi sa herë hyri në zgjedhje, që kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozitë, bëri PD (Partinë e ëndrrave ) karneval, tradhëtoi demokratet duke djeg mandatet e Parlamentit, i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë dhe këshillat Bashkiakë, shpalli vetëngrirjen dhe vrau votën në Partinë, që solli lirinë e votës, zboi themelues, qëndrestarë, autoritete e kontribues, shpartalloi çdo strukturë të partisë të ngritur me sakrifica titanike,
Premtoi se nuk do lejonte zgjedhje më 30 qershor dhe bëri sikur e harroi, premtoi se nuk do dorëzonte bashkitë dhe i lëshoi pa asnjë problem, premtoi se do kishte zgjedhje më 13 tetor meqë kishte fituar me 85 për qind …dhe bëri sikur se mbante mend; premtoi në çadër se s’ka zgjedhje me Ramën dhe hyri në qeveri me Ramën kryeministër, i doli zot listës së tij private. Tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kanë sjellë nga marsi. Ktheu partinë në biznes të familjes…”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit, ndërsa poston videon me gafat e deputetëve të listës së PD.
Fajtor!Humbi sa here hyri ne zgjedhje,qe kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozite, beri PD ( Partine e endrrave ) karneval, tradhetoi demokratet duke djeg mandatet e parlamentit, i dhuroi Rames te gjitha bashkite dhe keshillat bashkiak, shpalli vetengrirjen dhe vrau voten ne partine, qe solli lirine e votes, zboi themelues, qendrestare, autoritete e kontribues, shpartalloi cdo strukture te partise te ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor dhe beri sikur e harroj, premtoi se nuk do dorezonte bashkite dhe i leshoi pa asnje problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqe kishte fitu me 85% ..dhe beri sikur se mbante mend; premtoi ne cader se s ka zgjedhje me Ramen dhe hyri ne qeveri me Ramen kryeminister, i doli zot listes se tij private , tha se mbante totalisht pergjegjesi dhe tani ben sikur ia kane sjell mga marsi.Ktheu partine ne biznes te familjes…Boll eshte boll!Me nje drejtim te ri te Partise Demokratike , Rama rrezohet per pak muaj, e vendi clirohet nga 4 vete ( partnere te tij) qe e mbajne peng.
Publiée par Jozefina Çoba Topalli sur Samedi 7 mars 2020



















