Connect with us

Sport

“Titulli i Serie A mund të vendoset përmes Play Off”

Publikuar

Sfida më e madhe Federatës së Futbollit të Italisë është se çfarë do të vendoset me kampionatin e futbollit, kur dihet se përhapja e koronavirusit është jashtë çdo kontrolli.

Franceso Ghirelli, president i Lega Pro pas largimit nga takimi i jashtëzakonshëm i thirrur nga FIGC, ka folur për të gjitha opsionet se si mund të përfundohen sezonet në Itali.

“Ne jemi duke vlerësuar idenë se secila ligë do të vendosë në mënyrë autonome çfarë do të bëjë. Ideja është që të përfundojmë sezonin duke luajtur të gjitha ndeshjet, por duhet të marrim parasysh të gjitha opsionet”, ka deklaruar Ghirelli, përcjell lajmi.net.

“Në mesin e këtyre opsioneve nuk janë caktimi i Scudetto, caktimin e saj do të bëhej duke përdorur tabelën aktuale ose organzimin e Play Off”.

“Secila ligë do të vendosë vetë se si do të zhvillohet pjesa e tjetër e sezonit”.

“Sa i përket Serie A, nëse do të bllokohej sezoni këtu, do të konsideronim këtë tabelë aktuale, duke i zhvendosur tre të fundit në tabelë. Ne nuk po e zgjerojmë idenë e zgjerimit të Serie A në 22 ekipe me dy skuadrave të promovuara nga Serie B”.

“Futbolli duhet të përshtatet me nevojat dhe vështirësitë e vendit. Ne duhet t’i pranojmë ato”./Lajmi.net/